Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Punëtorët e RTK-së hyjnë në grevë njëorëshe sot

Vendi  |  17.11.2025 Ora 7:48   

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës kanë nisur sot një grevë njëorëshe, pas 16 ditësh pa paga si pasojë e mosalokimit të buxhetit për transmetuesin publik. Situata ka ngjallur shqetësim të madh brenda stafit dhe ka shtyrë sindikatat të kërkojnë veprim urgjent nga institucionet shtetërore.

Gjatë ditës, Sindikata e Radios ka bërë thirrje që të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe të caktohet një seancë e jashtëzakonshme që do t’i hapte rrugë zgjidhjes së problemit financiar të RTK-së. Sipas tyre, vonesat e pagave po i vendosin punëtorët në vështirësi të mëdha ekonomike dhe shëndetësore.

“Kemi njerëz që udhëtojnë nga qytete të ndryshme dhe nuk kanë mundësi të vijnë në punë. Disa kanë telashe shëndetësore dhe nuk mund të presin, sepse sëmundja nuk pyet për paga apo Kuvend,” është shprehur Gëzim Bimbashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së. Ai apeloi që partitë politike të rrisin përpjekjet për ta zgjidhur këtë situatë.

Edhe Sindikata e Pavarur e RTK-së kërkon nga institucionet që të veprojnë sa më shpejt, duke theksuar se mirëqenia e punëtorëve është cenuar rëndë. Ata paralajmërojnë se grevat dhe hapat e tjerë sindikalë nuk përjashtohen, nëse buxheti nuk transferohet.

Ndërkohë, nga Sindikata e Radio Kosovës është kërkuar që Kryesia e Kuvendit të mblidhet urgjentisht dhe të thërrasë një seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës: buxhetin e RTK-së.

Drejtori i Televizionit të RTK-së, Rilind Gërvalla, tashmë u ka dërguar letër zyrtare Qeverisë dhe Kuvendit për alokimin e mjeteve të nevojshme, ndërsa presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje grupeve parlamentare të formojnë sa më parë komisionet e përhershme në mënyrë që të sigurohet financimi i transmetuesit publik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing