Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Yndyra kafe - një aleate e mundshme kundër diabetit dhe problemeve metabolike

Shëndeti  |  01.12.2025 Ora 7:53   

Shkencëtarët po hetojnë rolin e të ashtuquajturës yndyrë kafe, një lloj indi dhjamor që aktivizohet në temperaturë të ftohtë dhe djeg kalori për të prodhuar nxehtësi. Studiimet tregojnë se personat që kanë më shumë yndyrë kafe kanë metabolizëm më të shëndetshëm dhe rrezik më të ulët për diabet të tipit 2 e sëmundje kardiovaskulare.

Edhe pse sasia e yndyrës kafe në trupin e të rriturve është e vogël dhe nuk mjafton për humbje të dukshme në peshë, efektet e saj në rregullimin e glukozës dhe të yndyrnave në gjak konsiderohen premtuese. Aktivizimi i saj mund të arrihet përmes ekspozimit në temperatura të freskëta, dushit të ftohtë, si dhe konsumimit të kafeinës apo ushqimeve pikante.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto metoda duhet të shihen vetëm si mbështetje – ndërsa mënyra më e sigurt për përmirësimin e shëndetit mbetet ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe një stil jete i ekuilibruar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing