Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bayerni planifikon të forcojë skuadrën dhe ka identifikuar gjashtë objektiva kryesorë në Bundesligë, mes tyre edhe ylli i Kosovës, Fisnik Asllani.
Gjiganti bavarez po vlerëson mbrojtës si Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund) dhe Castello Lukeba (RB Leipzig), si dhe talente të rinj si Nathaniel Brown (Eintracht Frankfurt) dhe Said El Mala (Koln).
Mesfushori spanjoll Alejandro Grimaldo (Bayer Leverkusen) gjithashtu është pjesë e listës për aftësinë e tij teknike dhe eksperiencën në goditjet standarde. Fisnik Asllani, 23 vjeç, shihet si një opsion për repartin ofensiv dhe mund të transferohet këtë verë përmes një klauzole prej 30 milionë eurosh, duke pasur mundësinë të zëvendësojë Harry Kane në rast që Bayerni nuk arrin të nënshkruajë me Nicolas Jackson.
Drejtori sportiv Christoph Freund e ka vlerësuar si një lojtar të ri dhe interesant, ndërsa konkurrenca për shërbimet e tij rritet mes klubeve të mëdha evropiane. Kjo verë pritet të jetë e ngarkuar për Bayernin, i cili po mendon si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.