Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gianluigi Donnarumma shpallet portieri më i mirë i vitit 2025 nga FIFA

Sport  |  16.12.2025 Ora 17:11   

Portieri italian Gianluigi Donnarumma u shpall fitues i çmimit prestigjioz “The Best” për portierin më të mirë të vitit 2025 nga FIFA.

26-vjeçari aktualisht luan te Manchester City, ku ka zhvilluar 25 ndeshje këtë sezon, dhe vazhdon të jetë portieri kryesor i Kombëtares së Italisë, që synon kualifikimin për Kupën e Botës.

Sezoni i kaluar ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për Donnarumman, i cili luante te Paris Saint-Germain, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe kampionatin francez, për të përmbyllur kështu aventurën katërvjeçare në Paris. Ai mposhti në garë emra të njohur si Alisson Becker, Thibaut Courtois, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, David Raya, Yann Sommer dhe Wojciech Szczesny.

Donnarumma ishte transferuar te PSG në verën e vitit 2021 nga Milani si lojtar i lirë, por marrëdhënia e tij me trajnerin Luis Enrique u përkeqësua gjatë verës së kaluar, duke sjellë largimin e tij. Manchester City e transferoi për 30 milionë euro dhe nën drejtimin e Pep Guardiolës, Donnarumma u afirmua menjëherë si portieri i parë i skuadrës.

Në edicionin e këtij viti, çmimin për portieren më të mirë e fitoi anglezja Hannah Hampton, për sukseset e saj me Anglinë dhe Chelsea.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing