Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar, Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi, vokalisti i legjendarit grupi “Ilirët”. Lajmin e ka bërë të ditur media online Reporteri.
Shemi ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës shqiptare dhe njeriu pas hitit kombëtar “Xhamadani vija vija”. Me interpretimin e tij të veçantë dhe zërin karakteristik, ai lidhi gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare.
Edhe pse detajet mbi shkakun e vdekjes nuk janë bërë publike, humbja e tij lë një boshllëk të madh në skenën muzikore shqiptare. Krasniqi do të mbahet mend si një artist i talentuar dhe ikonë kulturore, që ruajti gjallërinë e muzikës tradicionale për brezat e ardhshëm.