Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KESCO kërkon përdorim më racional të energjisë elektrike për shkak të ngarkesave të rritura

Vendi  |  23.12.2025 Ora 7:59   

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) u ka bërë thirrje konsumatorëve për përdorim më racional të energjisë elektrike, pas paralajmërimeve nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) se sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesa të rritura.

Sipas KOSTT-it, ngarkesat më të mëdha regjistrohen gjatë orëve të pikut, përkatësisht nga ora 09:00 deri në 12:00, nga 16:00 deri në 20:00 dhe nga 22:00 deri në 23:00. Këto ngarkesa vijnë kryesisht si pasojë e rritjes së konsumit të energjisë gjatë sezonit të ngrohjes.

KESCO thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike, duke nënvizuar se masa të vogla individuale mund të kenë ndikim të madh në funksionimin e përgjithshëm të sistemit.

Kompania u rekomandon konsumatorëve që gjatë orëve të pikut të shmangin përdorimin e njëkohshëm të pajisjeve me konsum të lartë, të planifikojnë punët shtëpiake jashtë këtyre intervaleve, të mbajnë ngrohjen në nivele të moderuara dhe të fikin pajisjet e panevojshme ose ato në gjendje gatishmërie (standby).

Sipas KESCO-s, përdorimi më i kujdesshëm i energjisë elektrike ndihmon jo vetëm në ruajtjen e stabilitetit të rrjetit, por edhe në uljen e shpenzimeve familjare, duke rezultuar në fatura më të ulëta për konsumatorët.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing