Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, kryesisht të përqëndruara gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit.
Vonë në mbrëmje, pritet intensifikim i reshjeve në shkallë vendi, ku rreth mesnatës, reshjet mund të paraqiten në formë të borës në verilindje të vendit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 13-35 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 9°C. /MeteoKosova/