Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ngjarjet kryesore të paralajmëruara për sot në Kosovë

Vendi  |  29.12.2025 Ora 7:50   
Sot janë paralajmëruar disa ngjarje të rëndësishme institucionale në Kosovë.

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën e investimeve për vitin 2025. Konferenca do të mbahet në ora 10:00, në zyrat e Trustit në rrugën “Perandori Justinian”, në lagjen Pejton.

Në ora 10:30, Banka Qendrore e Kosovës do të mbajë konferencën e saj vjetore për media.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë konferencë për fillimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Kjo konferencë është paraparë të mbahet në ora 12:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërkohë, në ora 14:00, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing