Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Posta e Kosovës ka njoftuar se është duke qarkulluar një valë e re mesazhesh mashtruese përmes SMS-ve, ku persona të panjohur paraqiten në emër të institucionit. Menjëherë pas raportimit të rasteve, Posta ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to për hetimin e sulmeve.
Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, të mos klikojnë në linket e dërguara përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunojnë me numra telefonikë që nuk i përkasin Postës së Kosovës. Institucioni ka rikujtuar se në asnjë rast nuk kërkon të dhëna personale apo informacione bankare nga qytetarët.
Posta e Kosovës ka bërë të ditur se kanalet e saj zyrtare janë:
Web: www.postakosoves.com
Facebook: Posta e Republikës së Kosovës
Instagram: postaekosoves
LinkedIn: Posta e Kosovës
Numrat zyrtarë: 038 221631 dhe 045 851001
Sipas njoftimit, raste të ngjashme janë raportuar edhe në postat e tjera të rajonit. Posta e Kosovës ka riafirmuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e qytetarëve dhe bashkëpunimin me institucionet relevante.