Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pse strategjia e thjeshte e investimit mund te jete zgjedhja me e zgjuar

Të Tjera  |  29.12.2025 Ora 8:02   

Shume njerez ndihen te lodhur nga vendimet e vazhdueshme financiare dhe kompleksiteti i investimeve. Sipas eksperteve, kjo lodhje mund te jete arsyeja pse nje strategji e thjeshte investimi funksionon me mire per shumicen e investitoreve.

Strategjia e quajtur KISS – “Keep It Simple and Smart” – fokusohet ne investime afatgjata ne disa fonde me kosto te ulet qe ndjekin performancen e pergjithshme te tregut, pa tentuar te zgjedhin “fituesin” e radhes.

Te dhenat e Morningstar tregojne se shumica e fondeve aktive deshtojne ta mposhtin tregun. Vetem 21% e strategjive aktive arriten te performojne me mire se fondet pasive gjate nje periudhe 10-vjecare deri ne qershor 2025. Ne disa kategori, si fondet large-cap blend, vetem 7.1% kane kaluar performancen e fondeve indeksore pergjate 20 viteve.

Per investitoret qe kontribuojne ne plane pensionale, fondet target-date paraqesin nje zgjidhje praktike, pasi ato rregullojne automatikisht alokimin e aseteve sipas moshes dhe kohes se mbetur deri ne pension.

Sipas strateges se Morningstar, Amy Arnott, thjeshtesia sjell edhe perfitime psikologjike: me pak stres, me shume qartesi dhe me lehtesi ne menaxhim. Nje portfolio i thjeshte eshte me i lehte per t’u rishikuar, per t’u shpjeguar dhe per t’u menaxhuar edhe ne te ardhmen.

Ne fund, pavaresisht performances se tregut, kursimi i rregullt mbetet faktori kryesor per arritjen e qellimeve financiare afatgjata.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing