Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rënia e lindjeve është pjesë e një trendi afatgjatë, me katër vite radhazi në rënie, dhe reflekton ndryshime të rëndësishme sociale dhe ekonomike. Faktorë si kostot e larta të jetesës, pasiguria ekonomike dhe ndryshimi i prioriteteve familjare po ndikojnë në vendimet për të pasur fëmijë.
Rajonet lindore të vendit po përjetojnë rënien më të madhe, ndërsa Hamburg mbetet një nga të paktat zona që ka shënuar një rritje të lehtë të lindjeve.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë mund të ketë pasoja afatgjata për tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe strukturën demografike të vendit, ndërsa tendenca të ngjashme po vërehen edhe në shumë shtete të tjera europiane.