Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Eurostat: Mbi 57% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Të Tjera  |  30.12.2025 Ora 7:46   

Mbipopullimi i banesave mbetet një nga problemet sociale më shqetësuese në Shqipëri. Sipas raportit më të fundit të Eurostat, 57.1% e popullsisë jeton në banesa të mbipopulluara, duke e renditur vendin të dytin në Europë pas Malit të Zi për vështirësitë në kushtet e banimit dhe nivelin e jetesës.

Sipas përkufizimit zyrtar, një banesë konsiderohet e mbipopulluar kur nuk plotëson numrin minimal të dhomave të nevojshme për përbërjen familjare, duke përfshirë hapësira të veçanta për çiftet, të rriturit dhe fëmijët sipas moshës dhe gjinisë.

Fenomeni nuk është i kufizuar vetëm në Shqipëri. Në vitin 2024, rreth 16.9% e popullsisë së Bashkimit Europian jetonte në kushte mbipopullimi, ndërsa në disa shtete anëtare kjo shifër tejkalon 30%.

Ekspertët theksojnë se mbipopullimi i banesave ka pasoja serioze në shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin social, veçanërisht te fëmijët, duke e bërë këtë një problem të rëndësishëm social dhe ekonomik që kërkon ndërhyrje dhe politika të qëndrueshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing