Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zootropolis 2 bëhet filmi i animuar më fitimprurës në historinë e Hollivudit

Film  |  20.01.2026 Ora 7:59   

Filmi Zootropolis 2 ka vendosur një rekord të ri në industrinë e filmit, duke u bërë filmi i animuar më fitimprurës i Hollivudit me të ardhura globale prej 1.7 miliardë dollarësh.

Me këtë shifër, vazhdimi i filmit të vitit 2016 ka tejkaluar Inside Out 2, i cili arkëtoi 1.69 miliardë dollarë pas publikimit në vitin 2024. Zootropolis 2 renditet tashmë si filmi i nëntë më i suksesshëm në historinë e arkës botërore, përkrah titujve si Avatar, Titanic dhe Avengers: Endgame.

I publikuar në nëntor dhe me një buxhet të vlerësuar prej 150 milionë dollarësh, filmi pati hapjen më të madhe ndonjëherë për një animacion dhe arriti shifrën 1 miliard dollarë në kohë rekord.

Megjithatë, rekordi global për filmin e animuar më fitimprurës mbetet në duart e filmit kinez Ne Zha 2, i cili vitin e kaluar arkëtoi mbi 2.2 miliardë dollarë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing