Filmi i animuar “Zootopia 2” ka arritur të bëhet prodhimi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në Hollywood, duke gjeneruar 1.7 miliardë dollarë në biletari. Me këtë shifër, ai ka tejkaluar “Inside Out 2” (1.69 miliardë dollarë) dhe është renditur si filmi i nëntë më fitimprurës në historinë e kinemasë, pas klasikëve si “Avatar”, “Titanic”, “Avengers: Endgame” dhe “Star Wars: The Force Awakens”.
Megjithëse ky është një sukses historik për Disney, rekordi global i animacionit mbetet ende në duart e filmit kinez “Ne Zha 2”, i cili ka arkëtuar 2.25 miliardë dollarë. Alan Bergman, bashkëkryetar i Disney Entertainment, e cilësoi këtë arritje si një moment që u përket mbi të gjitha fansave, duke falënderuar krijuesit dhe publikun për entuziazmin që e bëri të mundur suksesin e jashtëzakonshëm të “Zootopia 2”.