Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Virus misterioz në Kinë

Të Tjera  |  20.01.2020 Ora 9:29   
Kina brenda dy ditësh ka raportuar 139 raste të reja të një virusi misterioz, vatra e shpërthimit të këtij virusi raportohet të jetë qyteti kinez Wuhan nga I cili është shpërndarë në qytete të tjera kryesore kineze.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani tejkalon 200, dhe tre nga këta persona raportohet se kanë vdekur, raporton BBC News.

Zyrtarët shëndetësorë kanë identifikuar infeksionin, i cili u shfaq për herë të parë në Wuhan në dhjetor, si një lloj coronavirus. Ata thonë se kjo ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale, por shumë gjëra mbeten të panjohura  rreth këtij virusi përfshirë edhe formën  se si është përhapur.

Koreja e Jugut raportoi rastin e parë të konfirmuar të virusit të hënën, pas Tajlandës dhe Japonisë. Ky shpërthim ka ringjallur kujtimet e virusit Sars - gjithashtu një koronavirus - që vrau 774 njerëz në fillim të viteve 2000 në dhjetëra vende, kryesisht në Azi.

Analiza e kodit gjenetik të virusit të ri tregon se është më shumë e lidhur me Sars se çdo koronavirus tjetër njerëzor.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing