Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Hollywood-i po rikthen në ekran një tjetër klasik të viteve ’80. Aktori Walton Goggins i është bashkuar kastit të filmit të ri “Miami Vice ’85”, reboot-i i serialit të famshëm “Miami Vice”.
Filmi do të ketë në rolet kryesore Michael B. Jordan dhe Austin Butler, të cilët do të interpretojnë dy detektivët Sonny Crockett dhe Ricardo Tubbs. Goggins do të luajë rolin e një antagonisti dhe mund të jetë një nga njerëzit e personazhit negativ që do të interpretohet nga John Leguizamo.
Regjisori i filmit është Joseph Kosinski, i njohur për “Top Gun: Maverick”. Në kast janë edhe Whitney Peak, Alden Ehrenreich, Camila Morrone dhe Danny Ramirez.
“Miami Vice ’85” do të zhvillohet në vitet ’80 dhe do të frymëzohet nga seriali origjinal, i cili u transmetua nga viti 1984 deri më 1990. Xhirimet pritet të nisin muajin e ardhshëm në Miami dhe New York, ndërsa filmi do të xhirohet edhe në formatin IMAX.
Filmi pritet të shfaqet në kinema më 19 maj 2028.