Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Raportohet se P. Diddy po jeton me privilegje të veçanta në burg

Film  |  01.10.2026 Ora 16:54   

 

Sean “Diddy” Combs po përballet me raportime se gjatë qëndrimit në burgun federal FCI Fort Dix në New Jersey po përfiton nga privilegje të pazakonta. Sipas NBC News, duke iu referuar dëshmive të katër personave që kanë qëndruar në të njëjtin repart, Combs dyshohet se u paguan të burgosurve të tjerë për gatim, pastrim, larje rrobash dhe shërbime të tjera, ndërsa raportohet edhe për përdorimin e një telefoni celular të kontrabanduar dhe një tableti të modifikuar. Pretendimet për alkool dhe barna të ndaluara nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Përfaqësuesi i Combs i ka mohuar këto raportime, ndërsa Byroja Federale e Burgjeve nuk ka konfirmuar nëse rastet specifike po hetohen. Combs po vuan një dënim prej 50 muajsh dhe vazhdon procesin e apelimit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing