Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Prej vitesh, këshilla për të pirë të paktën tetë gota ujë në ditë është konsideruar si rregull i artë për shëndetin. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se ky rekomandim nuk ka mbështetje të fortë shkencore.
Sipas hulumtimeve të reja, shumica e njerëzve kanë nevojë për rreth 1.5 deri në 1.8 litra lëngje në ditë, dhe kjo sasi nuk përfshin vetëm ujin, por edhe pijet e tjera si çaji, kafja, si dhe ujin që merret nga frutat dhe perimet.
Ekspertët theksojnë se nevojat për ujë ndryshojnë varësisht nga aktiviteti fizik, temperatura e ambientit, mosha dhe gjendja shëndetësore. Personat që jetojnë në zona të nxehta, sportistët, si dhe gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë me gji, kanë nevojë për më shumë lëngje.
Po ashtu, theksohet se etja është një mekanizëm i besueshëm i trupit, dhe në shumicën e rasteve nuk ka nevojë të konsumohet ujë përtej asaj që trupi kërkon.
Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepruar i ujit, në raste të rralla, mund të jetë edhe i rrezikshëm, duke çuar në çrregullime serioze të organizmit. Prandaj, rekomandohet një qasje e balancuar dhe e personalizuar ndaj hidratimit.