Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Është publikuar traileri i parë i filmit “The Devil Wears Prada 2”, vazhdimi i shumëpritur i komedisë-dramë ikonike të vitit 2006. Anne Hathaway, Meryl Streep, Emily Blunt dhe Stanley Tucci rikthehen në rolet e tyre të njohura, duke sjellë sërish botën plot tension dhe elegancë të modës.
Në sequel-in e ri, Miranda Priestly përballet me sfidat e rënies së mediave tradicionale të printuara, ndërsa njëkohësisht hyn në konflikt me ish-asistenten e saj Emily Charlton, e cila tani është drejtuesja e një brendi luksoz mode. Trailer-i sugjeron një përplasje të fortë mes së kaluarës dhe së tashmes, ku pushteti dhe ambicia ndryshojnë role.
Pamjet e para tregojnë ribashkimin e Andy-t me Emily-n, ndërsa Miranda mbetet e ftohtë dhe e shkëputur nga kujtimet e vjetra. Aktorët kanë folur me nostalgji për rikthimin, duke e përshkruar si një përvojë emocionale dhe natyrale, sikur koha të mos kishte kaluar.
“The Devil Wears Prada 2” pritet të shfaqet në kinema më 1 maj 2026, duke premtuar stil, dramë dhe humor për fansat e filmit origjinal.