Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi animuar i Netflix, KPop Demon Hunters, ka arritur një tjetër majë historike në botën e muzikës dhe kinemasë. Kënga e tij “Golden”, e kënduar nga EJAE, Audrey Nuna dhe Rei Ami, fitoi çmimin Best Song Written for Visual Media në Grammy Awards, duke u bërë kenga e parë K-pop që fiton këtë çmim.
Hit filmi u bë më i shikuari i vitit 2025 në Netflix, me 20.5 miliard minuta shikime, që përkthehet në 207 milion shikime të plota. Përveç Grammy-t, filmi ka fituar çmime edhe në Golden Globes dhe Critics’ Choice Awards dhe është nominuar për Oscar.
“Golden” u shkrua nga EJAE, Mark Sonnenblick, DO, 24 dhe Teddy, dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për K-pop-in ndërkombëtar, duke treguar potencialin e tij në industrinë globale të muzikës.