Mungesa e Taylor Swift në ceremoninë e Grammy Awards 2026 ka tërhequr vëmendjen, por për fansat e saj kjo nuk ishte e papritur. Këtë vit, superylli i muzikës pop nuk mori asnjë nominim, ndërsa albumi i saj i fundit The Life of a Showgirl, i publikuar në tetor 2025, mbeti jashtë periudhës zyrtare të pranueshmërisë. Projekti pritet të konkurrojë vetëm në edicionin e vitit 2027.
Taylor dhe i fejuari i saj, Travis Kelce, munguan në event.
Producenti ekzekutiv i Grammy-ve, Ben Winston, sqaroi se thashethemet për një paraqitje të mundshme të Swift nisën nga një lajm i pabazuar.
Vitin e kaluar, Swift ishte prezantuese në Grammy, ku fansat interpretuan paraqitjen e saj si nisjen e një epoke të re muzikore.
Pas dokumentarit The End of an Era në dhjetor, ajo ka reduktuar daljet publike.
Sipas burimeve, Swift nuk është e fokusuar aktualisht në organizimin e një turneu për albumin e ri, ndërsa prioritetet e saj dhe Kelce duket se janë zhvendosur drejt jetës personale. Çifti raportohet se po planifikon dasmën në mënyrë diskrete, larg vëmendjes mediatike.