Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka prezantuar raportin mbi gjendjen e sigurisë në shkollat e kryeqytetit, ku janë identifikuar një sërë problematikash dhe sfidash.
Sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në kuadër të këtij procesi janë inspektuar mbi 60 objekte shkollore, duke vlerësuar sigurinë fizike dhe gjendjen e infrastrukturës.
Ai ka bërë të ditur se nga këto inspektime janë evidentuar disa probleme, për të cilat komuna do të ndërhyjë drejtpërdrejt, ndërsa për çështjet që janë në përgjegjësi të menaxhmentit të shkollave do të kërkohet veprim i menjëhershëm dhe llogaridhënie.
Rama ka theksuar gjithashtu se inspektimet do të realizohen çdo gjashtë muaj, me qëllim garantimin e standardeve të qëndrueshme të sigurisë dhe mbrojtjen e sigurisë fizike, mendore dhe emocionale të nxënësve dhe stafit mësimdhënës.