Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari - përkujtohet Epopeja e UÇK-së

Vendi  |  05.03.2026 Ora 7:34   
Sot shënohen 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës dhe momenti që shënoi fillimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e familjes Jashari. Në përballjen e pabarabartë, Adem Jashari së bashku me familjen e tij zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u shndërruar në simbol të sakrificës dhe vendosmërisë për liri.

Rënia e tyre zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe mobilizoi mijëra të rinj për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në rrugëtimin drejt çlirimit dhe pavarësisë së vendit.

Në shënim të kësaj date, sot do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe mbledhje solemne e Qeverisë së Kosovës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing