Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Policia e Kosovës dhuron 1,362 euro për Shoqatën Down Syndrome Kosova

Vendi  |  13.03.2026 Ora 7:41   
Shoqata Down Syndrome Kosova ka njoftuar se përfaqësues të Policisë së Kosovës kanë vizituar qendrën e saj dhe kanë dhuruar një donacion prej 1,362 eurosh, të mbledhur nga vetë zyrtarët policorë.

Në një komunikatë, shoqata ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj kauzës së saj.

Sipas njoftimit, donacioni do të përdoret për të mbështetur shërbimet terapeutike dhe sociale që organizata ofron pa pagesë në pesë qendrat e saj.

Shoqata thekson se qëndrueshmëria e këtyre shërbimeve mbetet sfiduese, ndërsa iniciativa të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në vazhdimin e tyre. Po ashtu, ajo ka ftuar publikun që të vazhdojë të qëndrojë pranë dhe të mbështesë këtë kauzë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing