Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Institucionet arsimore në kryeqytet theksojnë se po punojnë vazhdimisht për të krijuar kushte më të mira për këta fëmijë, duke ofruar hapësira të përshtatshme dhe mbështetje profesionale për zhvillimin e tyre.
Drejtoresha e shkollës “Mitrush Kuteli”, Remzie Kosumi Rracaj, tha se synimi është që nxënësit me nevoja të veçanta të mbështeten në çdo formë të mundshme dhe të kenë mundësi të zhvillojnë potencialin e tyre në një mjedis të përshtatur.
Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, theksoi se institucionet kanë obligim të sigurojnë kushtet e nevojshme si për nxënësit ashtu edhe për stafin që punon me ta, përfshirë mësimdhënësit, asistentët dhe psikologët.
Qendrat burimore konsiderohen ndër hapësirat më të përshtatshme për zhvillimin dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, ndërsa bashkëpunimi mes institucioneve arsimore, komunës dhe prindërve vlerësohet kyç për përfshirjen e tyre të plotë në shoqëri.