Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rriten çmimet e biletave të pothuajse gjithë autobusëve ndërurban në Kosovë

Vendi  |  26.03.2026 Ora 7:34   
Rritja e çmimeve të derivateve ka ndikuar drejtpërdrejt në sektorin e transportit ndërurban në Kosovë, duke çuar në shtrenjtimin e biletave në shumicën e linjave.

Linja Prishtinë–Ferizaj, e cila deri para pak ditësh kushtonte 1.5 euro, tashmë ka arritur në 2 euro. Rritje të ngjashme janë raportuar edhe për destinacione si Gjilani, Prizreni, Mitrovica dhe qytete të tjera.

Përfaqësuesit e kompanive të transportit theksojnë se rritja ka qenë e pashmangshme, pasi kostot e karburantit kanë arritur deri në 74% të të hyrave të tyre. Sipas tyre, kompanitë janë përballur me zgjedhjen mes rritjes së çmimeve ose ndërprerjes së aktivitetit.

Kryetari i Unionit të Shoqatave Rrugore, Jakup Berisha, deklaroi se situata financiare ka detyruar operatorët të ndërmarrin këtë hap.

Në anën tjetër, qytetarët janë shprehur të pakënaqur me rritjen e çmimeve, duke theksuar vështirësitë ekonomike për përballimin e kostove shtesë të transportit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing