Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas kompanisë, matësit kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare që në momentin e instalimit, duke siguruar që aplikimi i tarifave, përfshirë tarifën e ulët, të jetë i drejtë dhe i barabartë për të gjithë konsumatorët, në përputhje me rregullat e ZRRE.
Në komunikatë theksohet se mund të ndodhin devijime të vogla teknike në raste të izoluara, por ato nuk ndikojnë në saktësinë e përgjithshme të matjes dhe trajtohen menjëherë pas ankesave të konsumatorëve.
KEDS njofton gjithashtu se është duke vazhduar procesin e modernizimit të rrjetit, duke zëvendësuar njehsorët e vjetër me modele digjitale. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë instaluar mbi 130 mijë njehsorë të rinj.
Në fund, kompania u ka bërë thirrje aktorëve politikë që të shmangin deklaratat e pa verifikuara dhe politizimin e kësaj çështjeje.