Reperja amerikane Cardi B ka zbuluar se ka rënë pre e mashtrimit me kartë krediti, pasi ka vërejtur transaksione të dyshimta në kartën e saj American Express.
Gjatë një transmetimi në Instagram Live, artistja tregoi se katër persona dyshohet se kanë siguruar të dhënat e kartës së saj dhe kanë shpenzuar rreth 60 mijë dollarë brenda një ore, në dyqanet Apple dhe Saks Fifth Avenue.
Ajo u shpreh e revoltuar për shumat e mëdha të shpenzuara, duke theksuar se nuk toleron abuzime me financat e saj dhe paralajmëroi autorët.
Ende nuk dihet se si janë siguruar të dhënat e kartës, ndërsa këngëtarja tha se ekzistojnë edhe pamje të personave të dyshuar.
Ndërkohë, Cardi B ndodhet në fund të turneut të saj “Little Miss Drama Tour”, i cili përmbyllet më 17 prill në Atlanta.