Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqipëria me rënien më të madhe të freelancer-ëve në rajon

Vendi  |  11.05.2026 Ora 7:50   

Shqipëria ka regjistruar rënien më të madhe të punëtorëve freelance në rajonin e Europës Juglindore, sipas raportit “Gigmetar 2025”.

Të dhënat tregojnë se numri i shqiptarëve aktivë në platforma si Upwork, Freelancer dhe Guru ka rënë me 5.3% krahasuar me vitin 2024.

Rënia më e madhe është vërejtur në platformën Upwork, ku angazhimi i shqiptarëve është ulur me 7.5%.

Sipas raportit, vetëm 28.2% e freelancer-ëve shqiptarë janë realisht aktivë në projekte, duke e renditur Shqipërinë si vendin me nivelin më të ulët të angazhimit në rajon.

Ekspertët lidhin këtë trend me pasiguritë në sektorin global të teknologjisë, ndikimin e Inteligjencës Artificiale, migrimin e të rinjve dhe mungesën e aftësive të specializuara digjitale.

Aktualisht, në platformat online rezultojnë të angazhuar rreth 4108 shqiptarë, ndërsa profesionet më të prekura janë zhvillimi i software-ve dhe dizajni kreativ.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing