Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shqipëria vazhdon të mbajë normën më të lartë të martesave në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024 në Shqipëri u regjistruan 6.8 martesa për 1 mijë banorë, shumë më lart se mesatarja europiane prej 3.9.
Pas Shqipërisë renditen Turqia me 6.6 martesa për 1 mijë banorë dhe Moldova me 6.1.
Në rajon, niveli më i ulët i martesave është regjistruar në Serbia, me 4.6 martesa për 1 mijë banorë.
Sipas statistikave, Shqipëria ka pasur tradicionalisht normë të lartë martesash, me kulmin në vitin 1990 kur u regjistruan 8.9 martesa për 1 mijë banorë. Pas asaj periudhe është vërejtur një rënie graduale, megjithatë vendi mbetet ende në krye të Europës për këtë tregues.