Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori Andy Serkis ka zbuluar se filmi i tij i preferuar nga regjisori Christopher Nolan është The Prestige.
Në një intervistë për Variety, Serkis tha se ky është një nga filmat e rrallë ku ndihet “rehat” ta shikojë veten në ekran.
The Prestige, i publikuar në vitin 2006, tregon historinë e dy magjistarëve rivalë të interpretuar nga Christian Bale dhe Hugh Jackman, të cilët shkatërrojnë jetën e tyre në garën për të krijuar iluzionin perfekt.
Filmi përfshin gjithashtu emra të njohur si Scarlett Johansson, Michael Caine dhe David Bowie.
Edhe pse shpesh mbetet në hije krahas filmave si Oppenheimer, Interstellar apo The Dark Knight, “The Prestige” vazhdon të konsiderohet nga shumë fansa si një nga projektet më të nënvlerësuara të Nolanit.