Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i ri nga seria e famshme Avatar: Fire and Ash do të jetë i disponueshëm në platformën Disney+ duke filluar nga 24 qershori.
Filmi u publikua fillimisht në kinema më 19 dhjetor 2025 dhe u kthye në një sukses të madh botëror, duke arkëtuar mbi 1.49 miliardë dollarë në gjithë botën.
Sipas të dhënave, rreth 404 milionë dollarë janë realizuar në tregun amerikan, ndërsa mbi 1 miliard nga tregjet ndërkombëtare.
Filmi vazhdon universin e regjisorit të njohur James Cameron dhe është pjesë e sagës që nisi në vitin 2010.
Pavarësisht suksesit financiar, ky është filmi i parë i serisë që nuk ka kaluar shifrën prej 2 miliardë dollarësh në arkëtime.
Ndërkohë, historisë së “Avatar” nuk i vjen fundi këtu:
– “Avatar 4” pritet në kinema më 21 dhjetor 2029
– “Avatar 5” është planifikuar për 19 dhjetor 2031