Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Federata e Golfit e Kosovës tërhiqet nga Kampionati Evropian i Seniorëve në Qipro: Nuk pranojmë trajtim të pabarabartë

Sport  |  11.06.2026 Ora 16:09   
Federata e Golfit e Kosovës ka njoftuar tërheqjen nga Kampionati Evropian i Seniorëve 2026 në Paphos të Qipros, pavarësisht se kishte siguruar kualifikimin dhe kishte përfunduar të gjitha përgatitjet. Sipas federatës, vendimi erdhi pasi autoritetet qipriote nuk lejuan që Kosova të përfaqësohej me flamurin dhe simbolet e saj shtetërore në mënyrë të barabartë me vendet e tjera pjesëmarrëse. Golfisti Azer Bislimaj ishte kualifikuar për herë të dytë radhazi në këtë kampionat dhe kishte zhvilluar muaj të tërë përgatitjesh intensive. Federata theksoi se sporti duhet të bazohet në barazi dhe respekt, duke shtuar se Kosova nuk kërkonte trajtim të veçantë, por vetëm të njëjtat të drejta që gëzojnë të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing