Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vince Gilligan: “The Thing” (1982) është më i fortë se origjinali – një klasik që ndryshoi horrorin

Film  |  15.06.2026 Ora 8:19   
Krijuesi i njohur i serialeve Breaking Bad dhe Better Call Saul, Vince Gilligan, ka folur për një nga filmat më me ndikim të zhanrit sci-fi horror, “The Thing” (1982), duke e cilësuar si më të suksesshëm se versioni origjinal i vitit 1951.

Sipas Gilligan, versioni i John Carpenter dallon për atmosferën më të tensionuar dhe personazhet më realë, ku grupi i studiuesve paraqitet si civilë të frikësuar përballë një kërcënimi alien, ndryshe nga versioni i parë ku personazhet shfaqen më heroikë dhe të paprekshëm.

Filmi i vitit 1982, me Kurt Russell në rolin kryesor, konsiderohet sot një nga klasikët më të rëndësishëm të horrorit dhe sci-fi, duke ndikuar shumë prodhime të mëvonshme në këtë zhanër.

Gilligan e përmendi këtë analizë gjatë një videoje për Letterboxd, ku diskutoi edhe lidhjen mes këtij filmi dhe projektit të tij të ri “Pluribus”, i cili trajton një kërcënim alien dhe kontrollin e mendjes së njerëzve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing