Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Eksperti i ekonomisë: Rritja ekonomike në Kosovë nuk reflekton realitetin në terren

Vendi  |  19.06.2026 Ora 8:45   

Eksperti i ekonomisë Ismet Mulaj ka vlerësuar se pretendimet për përmirësim të klimës ekonomike në Kosovë nuk e pasqyrojnë gjendjen reale të ekonomisë në vend.

Sipas tij, rritja ekonomike aktuale mbështetet kryesisht në konsum, remitenca dhe ndihma sociale, ndërsa mungojnë reformat strukturore dhe investimet në prodhim.

Mulaj thekson se mungesa e stabilitetit politik, problemet me energjinë, sigurinë juridike dhe infrastruktura e dobët po e bëjnë Kosovën më pak tërheqëse për investime të huaja.

Ai shton se remitencat nga diaspora ndihmojnë ekonominë familjare, por nuk krijojnë zhvillim të qëndrueshëm apo kapacitete të reja prodhuese.

Sipas tij, për një ekonomi më konkurruese, Kosovës i nevojitet rritje më e lartë dhe reforma të thella strukturore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing