Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë arritur një marrëveshje paraprake për të ndalur sulmet hakmarrëse dhe për të rifilluar negociatat, duke lejuar gjithashtu lëvizjen e lirë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas burimeve amerikane për Radion Evropa e Lirë dhe raportimeve të Axios, palët pritet të takohen më 30 qershor në Doha të Katarit, për bisedime teknike mbi marrëveshjen e mirëkuptimit.
Zyrtarët thanë se të dyja palët do të tërhiqen përkohësisht nga përshkallëzimi ushtarak, ndërsa fokusi do të kalojë te siguria detare dhe çështjet e marrëveshjes.
Irani ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në rundin e ri të negociatave.