Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Duffy ishte droguar, dhunar dhe mbajtur peng

Muzikë  |  26.02.2020 Ora 10:05   
Këngëtarja nga Uellsi, Duffy tashmë 35 vjece ka bërë të ditur se ka qenë e droguar e dhunuar dhe e mbajtur peng nga një sulmues. Ajo ka postuar në faqen e saj zyrtare në Instagram duke treguar ndër të tjera se rikurperimi I ka kërkuar kohë.

Këngëtarja e cila kishte hitin numër 1 në Britani të Madhe këngën “Mercy” në vitin 2008 u ka shkruar fansave të saj në Instagram se “E vërteta është, ju lutemi më besoni tashmë jam OK dhe jam e sigurtë. Isha e droguar e dhunuar dhe e mbajtur peng disa ditë” – ka shkruar ajo.

Albumi I parë I Duffy-t me titull “Rockferry” ka shkuar 7 herë platin, përderisa ishte në numër një në 6 vende të ndryshme të botës. Ajo fitoi tri cmime Brit Award dhe një Grammy Award. Këngëtarja ka bërë të ditur se ka vendosë të flasë, vetëm pasi një gazetar e kërkoi atë me ngulm, meqë fansat po pyesnin ku mbeti ajo pse u zhduk.

“E vërteta është, ju lutemi më besoni tashmë jam OK dhe jam e sigurtë. Isha e droguar e dhunuar dhe e mbajtur peng disa ditë. Sigurisht mbijetova. Por rikuperimi më mori kohë. Nuk ka mënyrë të lehtë ta them këtë. Por unë mund të them se në dekadën e fundit jam munduar të gjej sërish diellin në zemrën time, tani dielli po shkëlqen. Ju mund të pyesni pse nuk përdora zërin tim, për të shprehur dhimbjen?... Unë nuk doja ti tregoja botës trishtimin në sytë e mi. Kam pyetur veten si mundem unë të këndoj kur zemrën e kam të thyer” – ka shkruar Duffy ndër të tjera. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing