Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i ri aksion me vlerësim R, The Furious, do të publikohet në platforma digjitale më 7 korrik, vetëm pak javë pas shfaqjes në kinema.
I drejtuar nga Kenji Tanigaki, filmi tregon historinë e një babai që bashkohet me një gazetare për të shpëtuar vajzën e tij të rrëmbyer nga një rrjet kriminal.
Në kastë përfshihen Xie Miao dhe aktori i njohur nga “Mortal Kombat”, Joe Taslim, ndërsa filmi ka marrë vlerësime të larta nga kritikët dhe publikun, duke arritur mbi 95% në vlerësime të audiencës.
Regjisori James Gunn e ka quajtur filmin “një nga më të mirët” në zhanrin e aksionit, duke e vlerësuar për koreografinë dhe intensitetin e skenave të luftës.
The Furious do të jetë i disponueshëm në platforma si Prime Video, Apple TV dhe të tjera.