Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ariana Grande bën pauzë nga karriera, anulon projektin teatror pas turneut “Eternal Sunshine”

Muzikë  |  03.08.2026 Ora 16:11   

Ariana Grande ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga jeta publike pas përfundimit të turneut të saj “Eternal Sunshine”, duke anuluar edhe angazhimin në shfaqjen teatrale “Sunday in the Park with George” në West End. Sipas përfaqësuesit të artistes, vendimi është marrë për t’i dhënë mundësi të pushojë dhe të rikuperohet fizikisht e emocionalisht pas një periudhe intensive koncertesh, ndërsa producentët e shfaqjes kanë konfirmuar largimin e saj dhe kanë bërë të ditur se premiera do të mbahet në verën e vitit 2027 me një kast të ri.

Në muajt e fundit, Grande ka qenë shpesh në qendër të diskutimeve për pamjen e saj fizike, por ekipi i saj ka theksuar se artistja gëzon shëndet të mirë dhe se pauza nuk lidhet me probleme shëndetësore, por me nevojën për pushim pas ngarkesës së madhe profesionale. Me këtë vendim, këngëtarja synon të shkëputet për një periudhë nga ritmi intensiv i karrierës, përpara se t’u rikthehet projekteve të reja muzikore dhe artistike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing