Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sunny Hill Festival ka përmbyllur me sukses edicionin e vitit 2026, duke sjellë tri net magjike muzike dhe argëtimi në Prishtinë. Gjatë datave 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, mijëra vizitorë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e atmosferës unike të festivalit, i cili u karakterizua nga performanca spektakolare dhe një organizim në nivel të lartë. Katy Perry elektrizoi publikun në natën e parë, Lewis Capaldi emocionoi të pranishmit në natën e dytë, ndërsa Martin Garrix riktheu energjinë maksimale në mbrëmjen përmbyllëse.
Përtej emrave të mëdhenj të muzikës botërore, Sunny Hill Festival konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon. Festivali jo vetëm që ofroi performanca të paharrueshme, por shërbeu edhe si një pikë takimi për vizitorë nga kultura të ndryshme, duke promovuar Prishtinën në hartën e destinacioneve ndërkombëtare të muzikës dhe argëtimit. Edicioni i sivjetmë u mbyll me emocione të forta dhe kujtime që do të mbeten gjatë te publiku.