Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot shënohet 28-vjetori i Betejës së Kaçanollit, një prej betejave më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Llapit dhe në tërë Kosovën.
Beteja, e cila zgjati tri ditë, ishte përballja e parë frontale e UÇK-së me forcat serbe në Llap. Gjatë saj, ranë shtatë dëshmorë të UÇK-së: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.
Me rastin e 28-vjetorit, Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe luftëtarëve.
Aktivitetet do të mbahen sot, më 15 shtator 2026. Në ora 11:30 do të zhvillohen homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Penuhë, ndërsa në ora 13:00 do të mbahet manifestimi përkujtimor dhe homazhet në Kaçanoll.