Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë gjatë korrikut 2026 arriti në 415.84 GWh, duke shënuar rritje prej 21.20 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas ASK-së, prodhimi bruto nga hidrocentralet u rrit ndjeshëm, me 91.71 për qind, ndërsa energjia elektrike në dispozicion ra për 11.26 për qind.
Në korrik, Kosova importoi 319.99 GWh energji elektrike dhe eksportoi 289.45 GWh. Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit arriti në 476.649 mijë tonë, duke shënuar rritje prej 25.28 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2025.