Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Virgil van Dijk mund të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, ndërsa sipas “Mundo Deportivo”, Real Madridi po shqyrton mundësinë për ta transferuar mbrojtësin holandez. 35-vjeçari raportohet se mund të ketë disa oferta, me Milanin, Galatasarayn dhe Interin gjithashtu të interesuar. Real Madridi mund ta shohë Van Dijkun si një përforcim me përvojë për mbrojtjen, veçanërisht nëse Antonio Rudiger largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.