Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pacolli në Romë: Kosova duhet të kalojë nga planet në investime konkrete për sektorin e ujit

Vendi  |  02.10.2026 Ora 7:42   

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka prezantuar në Romë progresin e Kosovës në përafrimin e sektorit të ujit me standardet e Bashkimit Evropian.

Pacolli ka marrë pjesë në Tryezën e Nivelit të Lartë Ministror për ujin dhe përafrimin me direktivat e BE-së, në kuadër të Euro-Mediterranean Water Forum 2026.

Ajo tha se Kosova ka avancuar në reformat për sektorin e ujit, por theksoi nevojën që nga planifikimi dhe përgatitja e projekteve të kalohet në zbatim dhe investime konkrete.

Sipas Pacollit, prioritet mbetet forcimi i institucioneve, monitorimi dhe menaxhimi i ujërave, si dhe rritja e sigurisë ujore dhe përballimi i ndikimeve të ndryshimeve klimatike.

Ajo shtoi se bashkëpunimi rajonal dhe menaxhimi i ujërave ndërkufitare janë pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing