Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gati 1 miliard euro nga diaspora në Kosovë për vetëm 8 muaj

Vendi  |  07.10.2026 Ora 8:42   

Diaspora ka dërguar në Kosovë 984.1 milionë euro remitanca gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar rritje prej 6.74 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga janari deri në gusht 2025 diaspora kishte dërguar rreth 922 milionë euro, ndërsa këtë vit shuma është rritur për rreth 62 milionë euro.

Ndërkohë, investimet direkte në Kosovë deri në fund të korrikut 2026 kanë arritur në 587.26 milionë euro. Prej tyre, 379.81 milionë euro, ose rreth 64.7 për qind, janë investuar në patundshmëri, ku pjesa kryesore lidhet me diasporën.

Sektorët e tjerë kanë marrë pjesë dukshëm më të vogla të investimeve. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, sektori prodhues ka tërhequr 9.6 për qind të investimeve të huaja direkte, tregtia 2.8 për qind dhe energjia vetëm 2 për qind.

Gjermania dhe Zvicra vazhdojnë të jenë burimet kryesore të remitancave për Kosovën, ndërsa një pjesë e madhe e parave dërgohet përmes agjencive të transferimit të mjeteve.

BQK ka theksuar se remitancat mund të përdoren për konsum, kursime apo investime, por nuk ka të dhëna të detajuara se për çfarë destinimi përfundimtar përdoret secila shumë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing