Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

France 24 raporton për protestën në Prishtinë dhe vizitën e Ursula von der Leyen

Vendi  |  02.10.2026 Ora 7:46   

Mijëra qytetarë protestuan të enjten në Prishtinë kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë dënimin me 25 vjet burg të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Për protestën dhe zhvillimet në Kosovë ka raportuar edhe mediumi francez France 24, i cili ka pasqyruar njëkohësisht vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë.

Von der Leyen, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se mandati i gjykatës duhet të respektohet dhe theksoi se të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë vendimet.

“Ky vendim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të akuzuarve. Rezistenca e Kosovës nuk është në gjyq”, citohet të ketë thënë ajo.

Sipas France 24, gjatë mbërritjes së von der Leyen në Kosovë, një grup protestuesish tentuan të bllokonin daljen e saj nga aeroporti. Më vonë, mijëra protestues u mblodhën në qendër të Prishtinës, në kuadër të protestave kundër gjykatës.

Mediumi francez raportoi gjithashtu se protestuesit e akuzojnë gjykatën për njëanshmëri politike, ndërsa përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit Kurti, i cili ka deklaruar se vendimi përmban, sipas tij, “gabime faktike, ligjore dhe historike”.

Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me burgime që variojnë nga 13 deri në 25 vjet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing