Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

#RRINSHPI EDHE SOT SE KËTË TË SHTUNË RAVE E SJELL LAB.S

Muzikë  |  14.05.2020 Ora 14:34   
Muzicient, producent, DJ, kitarist, promoter e poashtu entuziast i muzikës elektronike, Labinot Sadiku (LAB.S) përshëndet nga Prishtina.

Ai është rritur me kombinimin eletrik të muzikës së xhaxhait të tij si disco funk (Marvyn Gaye,Prince, Donna Summer), asaj elektronike evropiane (Kraftwerk, Daft Punk), dhe muzikën“synth-infused” të viteve 80-ta (Depeche Mode, Gary Numan).

Gjatë shumë viteve duke performuar në lokalet, kafenetë dhe klubet më të njohura në Prishtinë, me mjaftë residenca, dhe duke performuar në evente dhe shfaqje të ndryshme, LAB.S ka pasur mundësi t’i zhvillon tingujt e muzikës së tij.
Për të gjithçka sillet rreth ndjenjës së thelle,melodike, hipnotike, këngë të cilat të bëjnë të lëvizësh këmbët dhe të lëvizësh kokën pa evërejtur fare, pavarësisht zhanrit, tempos, apo stilit. Mos u çuditni nëse e shihni vetën tuaj duke kërcyer! 

Muzika elektronike është terapia e tij. E lejon ta lë mbrapa stresin. I pëlqen të humb në muzikë dhe të përjetoj ndjenjën e hareshme të cilën e zgjon në gjoksin e tij. I pëlqejnë goditjet që I diktojnë lëvizjet e këmbëve.
“Purveyor of deep, organic dance grooves and a feel-good atmosphere”
Labinot Sadiku (LAB.S)
 
Këtë të shtunë në orën 21:00 mund ta ndiqni përfomansen e LAB.S live në Rave dhe në Radio Plus në fan pages.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing