Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Cristiano Ronaldo ka deklaruar në një intervistë për CNN se e konsideron veten futbollistin më të mirë në histori, duke theksuar se golat dhe statistikat flasin vetë. Sulmuesi portugez i Al-Nassr, 41 vjeç, është shprehur se forma e tij aktuale dhe numri i golave që vazhdon të shënojë nuk po vlerësohen sa duhet. I pyetur për objektivin e arritjes së 1.000 golave në karrierë, Ronaldo tha se dëshiron t’i lërë gjërat të zhvillohen natyrshëm, pa bërë plane afatgjata. Ai shtoi se edhe nëse e përfundon karrierën me 925 apo 930 gola, sipas tij, kjo do të mjaftonte për ta konsideruar veten më të mirin në histori. Objektivi i 1.000 golave mbetet një nga synimet më të mëdha të karrierës së tij.