Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi ikonik “Rocky”, me protagonist Sylvester Stallone, do të festojë 50-vjetorin e publikimit me një sërë aktivitetesh dhe një edicion special për koleksionistët.
Filmi do të rikthehet në kinema më 3 dhjetor, duke u dhënë fansave mundësinë ta shohin sërish në ekranin e madh klasikën e vitit 1976.
Po ashtu, më 15 dhjetor do të publikohet një edicion i kufizuar 4K Ultra HD SteelBook, i cili do të përfshijë materiale shtesë nga prapaskenat, dokumentar për realizimin e filmit, komente nga aktorët dhe ekipi realizues, si dhe një mini-poster.
Festimet do të përfshijnë edhe aktivitete në Filadelfia të SHBA-së, ku fansat do të mund të vizitojnë lokacionet e njohura të xhirimeve. Ndër to është edhe shkallët e Muzeut të Artit, të bëra të famshme nga skena e stërvitjes së Rocky Balboas.
I realizuar nga regjisori John G. Avildsen, filmi tregon historinë e Rocky Balboas, një boksieri të panjohur nga Filadelfia, i cili merr mundësinë e jetës për të garuar për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda.
Filmi u realizua me një buxhet prej rreth një milion dollarësh dhe fitoi tri çmime Oscar, përfshirë atë për filmin më të mirë dhe regjinë më të mirë. Ai u bë një nga filmat më të suksesshëm dhe më të njohur të karrierës së Sylvester Stallone.
Franshiza “Rocky” vazhdoi me disa vazhdime dhe më vonë me filmat “Creed”, me protagonist Michael B. Jordan. Gjithashtu, filmi biografik “I Play Rocky”, që trajton realizimin e filmit origjinal, është planifikuar të dalë më 20 nëntor 2026.