Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Modelja amerikane Kendall Jenner ka reaguar ndaj spekulimeve që e kanë shoqëruar prej vitesh për orientimin e saj seksual, duke mohuar se është lezbike. Në episodin e fundit të emisionit “The Kardashians”, ajo foli edhe për thashethemet se kishte pasur një lidhje romantike me modelen Cara Delevingne, me të cilën ka një miqësi prej më shumë se një dekade. Jenner theksoi se ato janë shoqe të ngushta dhe se e konsideron Delevingne si motër. Ajo sqaroi se nuk ka pasur kurrë dëshirë për një marrëdhënie intime me gra, megjithëse tha se nuk ka asgjë kundër personave që zgjedhin një jetë të tillë. Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur mediat po spekulojnë edhe për një romancë të mundshme me aktorin Jacob Elordi. Megjithatë, asnjë lidhje e tillë nuk është konfirmuar nga dyshja.